Telegrafi

Rusia do ti ndajë FMN-së 1 miliardë $

"Është vendosur që FMN-së t’i japim një miliardë dollarë, që t’u ndihmojmë vendeve të cilët ranë në situatë të rëndë financiare", tha Putini.

Putini shtoi se Rusia, Kinës dhe Indisë u ka propozuar t’u japë kredi në këmbim të blerjes të prodhimeve ruse dhe pohoi se Moska, Bjellorusisë i aprovoi kredi prej dy miliardë dollarë, pasi që ky shtet është në veçanti i prekur nga kriza.