Telegrafi

Rusia do ta ndërpresë furnizimin e Evropës me naftë

Këtë e deklaroi gazeta "Dejli telegraf", e cila transmeton se në Moskë tashmë informohet për atë se Kremlini u ka urdhëruar kompanive ruse të naftës që të përgatiten për ndërprerjen eventuale të furnizimit për Gjermaninë dhe Poloninë.

Gazeta bën të ditur se ndërprerja eventuale e furnizimit të Evropës Perëndimore me naftës ruse do të ndodhte njëherit me mbajtjen e takimit të jashtëzakonshëm të Samitit të BE-së në të cilin do të shqyrtohej vendosja eventuale e sanksioneve kundër Rusisë.

Çmimi i naftës, nëse Moska ndërpren furnizimin e Evropës me energjensa, prej 119 dollarëve aktualë për një fuçi, me siguri do të rritej deri në 150 ose madje edhe 200 dollarë, parashikon gazeta. /Makfaks/