Rusia dhe Kina kanë vendosur veto ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkoheshin sanksione ndaj regjimit të Asadit, për shkak të përdorimit të armëve kimike në Siri.
Projekt-rezoluta për sanksionimin e palëve për të cilat është gjetur se kanë përdorur armë kimike në Siri ishte përgatitur nga Britania e Madhe, SHBA-të dhe Franca, pasi raporti i misionit të OKB-së dhe Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike që synonte nxjerrjen në pah të palëve që kanë përdorur armë kimike në Siri, paraprakisht kishte vënë në dukje se regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike tre herë, ndërsa organizata terroriste ISIS një herë.
Ndërkaq, rezoluta u soll për votim në KS të OKB-së pas negociatave që zgjatën nga muaji dhjetor dhe aktiviteteve për bindjen e Rusisë. Megjithatë, gjatë votimit të sotëm, Rusia dhe Kina vendosën veto ndaj rezolutës.
Teksa Bolivia, e cila nuk posedon të drejtë vetoje, votoi kundër, Etiopia, Egjipti dhe Kazakistani abstenuan. Ndërkohë, nëntë shtete të tjera votuan në favor të saj.