Rusia dhe Kina kanë vënë sot veto kundër një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkonte shtatë ditë armëpushim në qytetin sirian Aleppo.
Rusia pretendon se kjo do t’u lejojë kohë rebelëve të rigrupohen dhe do të merrte kohë për bisedimet mes Uashingtonit dhe Moskës.
Kjo është hera e gjashtë që Rusia vuri veto ndaj rezolutave të Këshillit të Sigurimit për Siri që nga viti 2011 dhe është hera e pestë për Kinën, transmeton KosovaPress.