Telegrafi

Rusia deri në vitin 2025 do të bëhet ekonomia e pestë në botë

Sipas Këshillit, "për shkak të bumit nga përfitimi i naftës Rusia do të ngjitet në vendin e pestë të shkallës së ekonomive më të mëdha dhe deri në vitin 2017 jashtëzakonisht do të rritet roli i saj ndërkombëtar".

Në dokumentin më tej thuhet se Rusia nuk do ta ndjek modelin perëndimor të zhvillimit, por do ta praktikojë të ashtuquajturën "kapitalizëm shtetëror".

Gjithnjë e më shumë vende, thuhet në raportin, mund të shfaqim interesim ndaj modeleve alternative të zhvillimit politik dhe ekonomik, të përdorura nga Rusia dhe Kina.

Sipas Bruto Prodhimit Vendor, deri në vitin 2025 Rusia mund të afrohet me Britaninë e Madhe dhe Francën.

Që të ndodhë kjo, Rusia gjithnjë e më shumë do të duhet të integrohet në ekonominë botërore, të bëhet më e hapur për botën e jashtme, të kundërshtojë tendencat negative demografike dhe t’i zgjidhë problemet të cilat paraqiten në mbrojtjen shëndetësore dhe mungesën e investimeve kapitale. /Makfaks/