Telegrafi

Rusia dërgon sistem ajror mbrojtjeje në Siri

Rusia ka konfirmuar se ka dërguar një sistem mbrojtjeje ajrore S-300 në bazën e saj detare në portin sirian Tartus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov tha se qëllimi i sistemit është për të garantuar sigurinë e bazës nga ajri.

Lajmi vjen në mes të tensioneve me Perëndimin, një ditë pasi SHBA pezulloi bisedimet me Rusinë në përpjekje për të koordinuar sulme ajrore kundër grupeve xhihadiste.

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Uashingtoni dhe Moska u rrëzua muajin e kaluar.

“Më lejoni t’ju kujtoj se S-300 është një sistem krejtësisht mbrojtëse dhe nuk përbën kërcënim për askënd”, tha majori-Gen Konashenkov.

“Është e paqartë pse vendosja e S-300 shkaktoi alarm të tillë në mesin e partnerëve tanë perëndimorë”, transmeton oranews

Zëdhënësi tha se sistemi ishte i ngjashëm me atë të vendosur në det në anijen Moskva.