Site icon Telegrafi

Rusia bllokon rrjetin social LinkedIn

Autoritetet ruse urdhëruan sot bllokimin e rrjetit social profesional “LinkedIn”, që do të bëhet i pari rrjet në internet i ndaluar pas një ligji të kundërshtuar që vendos ruajtjen e të dhënave personale në territorin rus.

“Adresa e rrjetit “LinkedIn” u shtua në regjistrin e shkelësve të këtij ligji hyrë në fuqi që prej vitit 2015 dhe operatorët janë njoftuar, gjë që i detyron të bllokojnë aksesin e tyre”, theksoi agjencia e rregullimit të telekomeve, Roskomnadzor në një komunikatë.

Rrjeti ishte i aksesueshëm deri sot në mesditë në operatorin e parë rus, por disa furnizues theksuan aplikimin e menjëhershëm të kësaj mase, që ishte vendosur nga një gjykatë në gusht dhe konfirmuar në apel më 10 nëntor.

Rrjeti, i përdorur për kontaktet profesionale dhe kërkimet për punë, ka konfirmuar në një komunikatë se do të fillojë të jetë i informuar nga anëtarët e saj në Rusi që nuk mund të hyjnë në “LinkedIn”.

Kompania amerikane, që po blihet nga gjiganti Microsoft, dënoi një vendim që prek miliona anëtarë rusë dhe u shpreh e interesuar nga një takim me autoritetet.

Exit mobile version