Raketat e zgjuara amerikane për të cilat flet presidenti amerikan Donald Trump mund të shkatërrojnë të gjitha provat e përdorimit të armëve kimike në Siri, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
Zakharova është përgjigjur në këtë mënyrë ndaj presidentit Trump, i cili tha se Rusia duhet të jetë “gati për raketa të reja, të bukura dhe të zgjuar në Siri”.
“Raketat e zgjuara duhet të fluturojnë për terroristët, jo për qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime, e cila për vite të tëra lufton kundër terrorizmit ndërkombëtar në territorin e vet,” tha ajo.
Rusia dhe SHBA kanë ashpërsuar marrëdhëniet pas akuzave për sulme me armë kimike në qytetin sirian. /kp/Telegrafi/