Ushtria ruse u angazhua të enjten për t’u marrë me zjarre masive të ndezura në rajonin e vendit Sakha-Yakutia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 1.5 milion hektarë tokë janë djegur deri më tani në rajonin siberian që nga fillimi i verës me qindra zjarre të shkaktuara nga temperaturat rekord.
Rajoni i gjerë ka pasur një periudhë të gjatë moti jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë këtë verë, me temperatura që arrijnë 39 gradë Celsius dhe vendosjen e rekordeve për disa ditë.
Zjarret kanë mbuluar qytete dhe fshatra të Yakutia, duke i detyruar autoritetet të ndërpresin shkurtimisht fluturimet në aeroportin e kryeqytetit rajonal.
Ministria e mbrojtjes vendosi aeroplanë transporti dhe helikopterë për të ndihmuar shuarjen e flakëve.
Fedot Tumusov, një anëtar i parlamentit rus i cili përfaqëson rajonin, i quajti flakët “të pashembullta” në fushën e tyre. /Telegrafi/