Telegrafi

Rusia akuzon SHBA për bashkëpunim me Shtetin Islam në Siri

Ushtria ruse akuzoi të premten koalicionin, të cilin e drejton SHBA për hapjen e korridoreve të sigurisë nga rajoni rreth Raka për luftëtarët e Shtetit Islam.

Gjenerali Sergej Surovikin, komandant i trupave ruse në Siri, tha se koalicioni dhe aleatët e tyre kurdë “po bashkëpunojnë me liderët e Shtetit Islam, të cilët po lëshojnë rajonet nënë kontrollin e tyre dhe kalojnë në territoret nën kontrollin e qeverisë siriane”.

Ai shtoi se forcat ruse kanë kryer goditje ndaj disa konvojeve të pjesëtarëve të Shtetit Islam, të cilët kanë lëshuar Raka.