Telegrafi

Rusia: Akuzat për ndërhyrje në Maqedoni janë të pavërteta

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka reaguar ndaj shkrimeve të gazetës britanike ”the Guardian” ku thuhet se Rusia është angazhuar dhjetë vite për të ndërhyrë në Maqedoni që vendi të mos afrohet me perëndimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, raporti është një tentim i pamatur për t’u hedhur diku tjetër përgjegjësia për krizën e thellë në Maqedoni, duke shtuar se akuzat e pabaza kanë qëllim të shpërndajnë gënjeshtra për financim të mediave në Maqedoni, akuza që sipas MPJ-së ruse, vijnë nga organizata që mbështeten nga struktura shtetërore amerikane dhe fonde të George Soros./Telegrafi/