Telegrafi

Rusia, 77 miliarderë

 Gazeta thekson se pasuria e dhjetë banorëve më të pasur të Rusisë ende nuk ka arritur nivelin e para krizës nga 221 miliardë dollarë.

Numri i miliarderëve në Rusi vitin e kaluar është rritur për 50 për qind, gjegjësisht në 77, derisa një vit më parë në vend kishte 49 persona me pasuri prej mbi një miliardë dollarë. Për dallim nga kjo në vitin 2007 kishte madje 101 miliarderë.

Edhe pse nuk kumtohet personi i cili është në pozicionin e parë gazeta thekson se mes tre rusëve më të pasur edhe më tej është guvernatori i mëparshëm i Çukotkas, Roman Abramoviç në Evropë i njohur si pronari i klubit futbollistik "Çelzi".

Vitin e kaluar rusi më i pasur ishte shpallur pronari i kompanisë "Oneksin" Mihail Prohorov, me pasuri prej 14,1 miliardë dollarë, derisa Abramoviç me kapital prej 13,9 miliardë ishte në vendin e dytë.