Site icon Telegrafi

Rusia 2018: ISIS planifikon të sulmojë me dronë (Foto)

Grupi terrorist ISIS ka paralajmëruar se janë duke u përgatitur që me dronë të sulmojnë gjatë mbajtjes së Kupës së Botës në Rusi.

Ka pasur shumë raportime se grupi terrorist e ka cak këtë ngjarje e cila pritet të mbahet në qershor, mirëpo kësaj radhe lajmet janë shoqëruar edhe me disa pamje mjaft shqetësuese të dronëve të pajisur me bomba, raketa dhe mjete të rënda vdekjeprurëse.

Për sulme ndaj lojtarëve dhe simpatizantëve do të përdoren dronët, në të cilët do të jenë të instaluara bomba.

Ky paralajmërim i tmerrshëm vjen pasi shërbimet e sigurisë kanë pranuar se kampionati botëror i futbollit është kërcënimi i mundshëm i ISIS-it.

Sipas “The Sun” organizata terroriste ISIS po planifikon një sulm me bomba me dronë ndaj tifozëve anglezë.

Dronët me armë tanimë janë duke u përdorur nga ISIS-i në Siri dhe në Irak. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version