Telegrafi

Rusia, 1 miliardë kredi për Serbinë

 "Ne do t’i akordojmë Serbisë një kredi”, deklaroi ministri, gjatë një takimi në Stamboll. Ai theksoi se kjo kredi do të shërbejë për të mbuluar deficitet buxhetore serbe, që arrijnë në 350 milionë dollarë, dhe pjesa tjetër do të shërbejë për investime në infrastrukturë.

Sipas Kudrine, shuma dhe kushtet e kredisë do të përcaktohen më saktësisht brenda dy javëve. Ky njoftim u bë ditën e vizitës në Moskë të ministrit serb të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç, i cili do të zhvillojë takime me homologun rus Serguei Lavrov.