Telegrafi

Rusi, vret fqinjin që lëshoi muzikë me zë të lartë në makinë – fqinjët filmojnë gjithçka (Video, +18)

Një burrë nga Rusia ndërmori veprime ekstreme pasi ju prish gjumi gjatë natës.  Ai u zgjua nga gruaja, pasi një fqinj kishte ngritur muzikën në “qiell”.

Kaq u desh, që burri rus të dilte dhe të vriste me armë autorin. Ngjarja tronditëse ndodhi në qytetin Volzhsky në rajonin e Volgograd të Rusisë, të shtunën në orët e hershme të mëngjesit.

Ngjarja në një parking afër shtëpisë së vrasësit u filmua nga një banor në një dritare tjetër.

“Autori u zgjua rreth orës 5:00 të mëngjesit me muzikë me zë të lartë, që vinte nga një veturë e parkuar jashtë”, shpjegoi një raport i Komitetit Hetimor të Rusisë.

Në atë moment, burri vuri re se gruaja e tij po debatonte me dikë përmes një dritareje të hapur.

I nxitur nga gruaja e tij, burri kapi pistoletën dhe doli jashtë për t’u ballafaquar me admiruesin e muzikës. /kp/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=22&v=_derAVveqVk&has_verified=1