Alisher Usmanov ka bërë ofertë prej 1 miliard euro për t’i blerë të gjitha aksionet e klubit.
Rusi që ka 30 për qind të klubit ka një pasuri prej 11 miliardë euro dhe dëshiron ta blejë klubin.
Usmanov i ka shkruar aksionarit më të madh të klubit Stan Kroenke që të bisedohet për këtë.
Mësohet se rusi e ka cilësuar vlerën e Arsenalit 1 miliard funte dhe kjo ofertë është refuzuar, por ai ka përkrahjen e tifozëve.
Mësohet se Kroenke dëshiron t’i shes aksionet, por mund të kërkojë më shumë para.
Pritet të ketë zhvillime të reja pas Usmanov nuk është i kënaqur me gjendjen e klubit dhe mungesën e trofeve. /Telegrafi/