Site icon Telegrafi

Rusi: Shtyhet konferenca vjetore me gazetarë e Putinit

Kremlini ka bërë të ditur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtyrë konferencën e tij vjetore për gazetarë për një ditë, në mënyrë që ai të mund të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrei Karlov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se konferenca për gazetarët do të mbahet pasnesër në mesditë në Moskë, e jo nesër siç ishte paraparë.

Peskov theksoi se ndryshimi është bërë për shkak se nesër mbahet ceremonia e varrimit të ambasadorit rus, Andrei Kralov, i cili është qëlluar për vdekje, derisa ka folur në një ekspozitë të fotografive në Ankara të Turqisë, para dy ditësh.

“Presidenti ka vendosur që të mos e mbajë konferencën me gazetarët në këtë ditë dhe do të marrë pjesë në varrim”, tha sot Dmitry Peskov, transmeton Rel.

Për çdo vit, presidenti i Rusisë, Vlaidmir Putin, e mbanë konferencën madhore me gazetarët në Moskë.

Exit mobile version