Në një ndeshje në të cilën dominoi Ferizaj, golin e vetëm dhe të fitores për nikoqirë e shënoi Gëzim Rusi, në minutën e 31-të.
Kjo ishte fitorja e nëntë e Ferizajt, derisa “timonieri” i ri i ferizajasve, Arsim Abazi debutoi me fitoren.
Pas kësaj fitoreje Ferizaj ngjitet në kuotën e 32 pikëve, derisa Fushë Kosova mbetet edhe më tutje skuadra më e rrezikuar për rënie nga elita. /KP/Telegrafi/