Së paku 14 vetë kanë humbur jetën, dy prej tyre fëmijë, dhe 15 të tjerë janë lënduar, nga ndeshja ndërmjet një kamioni dhe autobusi, afër qytetit Zainsk në rajonin Tatarstan të Rusisë, kanë thënë autoritetet.
Policia lokale ka njoftuar se ky aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet thanë se autobusi ishte përmbysur dhe e kishte përfshirë flaka, pas ndeshjes me kamion.
Për sot në rajonin Tatarstan është shpallur ditë zie për viktimat e kësaj ndeshjeje. /Telegrafi