Telegrafi

Rusi: Protesta për krizën ekonomike

Protesta në sheshin qendror të Moskës u organizua nga partia Komuniste.

Protestuesit mbanin parulla me mbishkrimet "Poshtë Qeveria" dhe "Largoni burokratët e korruptuar", si dhe flamuj të kuq dhe portrete të Leninit dhe Stralinit.

Rreth 25 aktivistë të rinj pro Kremlinit u arrestuan pasi u përpoqën të prishin demonstratën duke brohoritur parulla antikomuniste.

Protesta në Moskë ishte pjesë e tubimeve që u mbajtën në tërë vendin nën organizimin e Partisë Komuniste. /rel