Telegrafi

Rusi, panik për paratë në bankë

Edhe pse bëhet fjalë për një bankë të vogël, autoritetet i frikësohen një reaksioni zinxhir, që mund të çojë pas dyerve edhe klientët e bankave të tjera.

Një prej depozituesve të parave thotë se kanë dy- tre muaj që nuk tërheqin dot paratë dhe se drejtuesit e bankës u kanë thënë që të tregojnë durim.

Qeveria është përpjekur të ndalojë çdo shenjë shqetësimi, pasi edhe një radhë sado e vogël përpara bankave mund të shkaktojë panik.

Niveli i depozimit të mbuluar nga shteti është rritur për t’i ofruar publikut sa më shumë garanci.