Site icon Telegrafi

Rusi i pi tetë shishe vodkë dhe mbijeton

Të dehurin dhe të pavetëdijshmin Pavel e ka gjetur policia të shtrirë në rrugët e qytetit Jekaterinburg. Mjekët fillimisht kanë menduar se mashkulli ishte pa vetëdije për shkak të goditjes në kokë, por më vonë kanë konstatuar se rusi ka pirë më shumë vodkë sesa që i është dashur.

“Kur ia kemi marr gjakun dhe i kemi bërë testin e alkoolit, kemi mbetur pa fjalë”, ka thënë mjeku Stanislav Chursin. Mjekët supozojnë se Paveli ka mbijetuar për shkak të trupit të tij, është dy metra i gjatë dhe ka mbi 100 kilogramë peshë.

Aktualisht është në spital, ku po rehabilitohet “prej një nate të fortë”. Ende nuk ka arritur t’i kujtohet se ku dhe me kënd kishte pirë.

Exit mobile version