Alexei Roskov ka thënë se herën e dytë ka kërcyer, sepse nuk mund ta duronte gruan e tij duke e bezdisur për kërcimin e parë.
Gruaja e tij Yekaterina ka qenë e pranishme në ngjarje dhe e ka parë burrin e saj të dehur duke e hapur dritaren e kuzhinës në apartamentin e tyre në Moskë dhe duke kërcyer jashtë.
Çuditërisht 22-vjeçari Roskov, përveçse i ka mbijetuar kërcimit ai është çuar në këmbë dhe është ngjitur shkallëve për në banesë.
Mirëpo derisa gruaja e tij e kishte thirrur një ambulancë dhe kishte filluar të bërtasë për atë çka kishte bërë burri, Roskov ka kërcyer sërish.
Mjekët po ashtu kishin mbetur të habitur, pasi që kishin trajtuar vetëm disa çarje të vogla dhe mavijosje.
Roskov, i cili tash ka hequr dorë nga pirja, është shprehur: “Tash mund ta them vetëm një gjë: Kam pasur shumë fat!”.