Site icon Telegrafi

Rusi grumbulloi 5 milionë monedha

Ish togeri ushtarak filloi t’i mbledhë monedhat pasi doli në pension më 1998. Atëbotë në Rusi mbretëronte kriza financiare dhe për këtë arsye kopjekjet gati ishin të pavlefshme.

Gjatë 13 viteve grumbulloi rreth 50.000 rubla nga një kopjeke, ndërsa koleksioni i tij tash vlen më shumë se 1000 euro.Ai filloi t’i mbledhë monedhat nga rruga the i shkëmbeu me apoenët me më pak vlerë. Në mënyrë që të mos i lejë vetëm në thasët për të cilët Juri e kishte rezervuar një dhomë të tërë, me monedhat ai zbukuroi hapësirat dhe veshjet.

Për zbukurim i ndihmon edhe bashkëshortja Valentina e cila prej fillimit mbështeti hobin e bashkëshortit. Së bashku kanë krijuar “sakon për milionerë” i cili është i zbukuruar me monedha.

Përkundër vlerës së vogël të monedhave, koleksionistin Juri nga Novosibirski e njohin të gjithë si “milioner”. Ai thotë se e ka ëndërr të futet në librin e rekordeve Guinness. /Telegrafi/
 

Exit mobile version