Telegrafi

Rusi fillimisht lëndoi vetveten pastaj theri me thikë një polic – kalimtarët e rastit filmojnë pamjet dramatike

Në Ufa të Rusisë, një person i panjohur ka sulmuar me thikë një polic.

Sipas dëshmitarëve okularë, para sulmit, burri shëtiti përgjatë një rruge për një kohë të gjatë dhe fliste me vetveten gjersa në dorë kishte një thikë.

Në një moment, ai lëndoi vetveten dhe më pas ka sulmuar policinë.

Më parë ai kishte arritur të plagosë dy policë, e cila shkaktoi edhe reagimin e forcave policore.

Të plagosurit e forcave të rendit dhe personi i panjohur janë dërguar në spital.

Ndryshe, autoritetet ruse kanë nisur tashmë hetimet dhe së shpejti do të zbulojnë detajet e para rreth ngjarjes. /Telegrafi/