Telegrafi

Rusi e ndez një cigare në pikën e karburantit: Rezultati, shpërthim i zjarrit

Ndalohet pirja e duhanit në pompat e karburanteve.

Ky është paralajmërimi sa herë që shkojmë për tu furnizuar me naftë apo benzinë në pikat e ndryshme të karburanteve.

Por, duket se kjo nuk ka vlerë për një qytetar rus në rajonin Chelyabinsk, transmeton Telegrafi.

Rusi vendosi të ndezë një cigare në një pikë karburanti teksa po furnizonte veturën e tij.

Rezultati i kësaj mund të shihet në videon e mëposhtme. /Telegrafi/