Telegrafi

Rusi i dehur vret me revole sinjalizuese shoferin e autoambulancës, brenda të cilës ishte gruaja e tij

Policia ruse ka arrestuar në Moskë, burrin 56-vjeç i cili vrau shoferin e autoambulancës mes natës së 2 dhe 3 shkurtit.

Siç është bërë e ditur nga autoritetet ruse të sigurisë, burri i dehur nga revolja e tij sinjalizuese qëlloi viktimën, transmeton Telegrafi.

Krimi ka ndodhur në rajonin e Vostraokovo, kurse disa pamje amatore shihet sesi shoferi paraprakisht thyen xhamin e autoambulancës brenda të cilës gjendej gruaja e tij.

Sipas mediave ruse, para krimit i dyshuari dhe viktima ishin grindur, ku 56-vjeçari nxori revolen sinjalizuese dhe me të e qëlloi shoferin e autoambulancës.

Gruaja ishte duke qëndruar brenda autoambulancës, e cila kishte shkuar për ta marrë pas raportimeve për dhunë në familje. /Telegrafi/