Site icon Telegrafi

Rusi: Arrestohet drejtoresha e hotelit pas vdekjes së 14 fëmijëve

Gjykata e Republikës Karelia në Rusi ka vendosur që të arrestojë drejtoren e Hotelit Park të quajtur “Liqeni Syamozero” Elena Reshetov pas tragjedisë të së shtunës ku 14 fëmijë kanë humbur jetën.

Gjykata ka vendosur dy muaj arrest për drejtoreshën e hotelit,  transmeton Sputnik.

Tragjedia ka ndodhur të shtunën kur fëmijët që ishin vendosur në këtë hotel së bashku me instruktorët kanë dalë të shëtisin në liqen.

Kur kanë filluar erërat e forta dy barka me fëmijë janë fundosur në ujë. Sipas të dhënave në ujë kanë rënë 14 fëmijë, ndërsa trupat e 13 prej tyre janë gjetur.

Exit mobile version