Site icon Telegrafi

Rusi, 4-vjeçari vdes nga i ftohti

U zgjua në mes të natës, doli në rrugë me pizhame dhe vdiq. Një fëmijë 4-vjeçar, doli në rrugë teksa temperaturat ishin -20 gradë celsius, dhe vendi ishte mbuluar nga akulli dhe dëbora.

Vogëlushi me emrin Bogdan, u gjet vetëm pas disa orësh, tërësisht i ngrirë. Ngjarja e rëndë u shënua në Krasnoyarsk, në Rusi, në fshatin e Yaga.

Megjithatë nuk është e qartë arsyeja që e ka shtyrë të miturin të dalë në rrugë në mes të natës dhe si ka mundësi që prindërit nuk e vunë re.

Ata konstatuan mungesën e vogëlushit vetëm në 06.00 të mëngjesit të kësaj të hëne duke nisur kërkimet, shkruan noa.al.

Ishte policia ajo që e gjeti vogëlushin të pajetë në dëborë. Dyshohet se fëmija ka dalë në gjendje somnambulizmi në rrugë, pasi edhe më parë ka shfaqur disa raste të ngjashme.

Exit mobile version