Telegrafi

Rushaj: Amnistia aksion për qytetarët

“Siguroj qytetarët se nga kjo amnisti nuk do përfitojnë zyrtarët që kanë për detyrë deklarimin e pasurisë. Garantoj qytetarët se kur ky projekt të miratohet në Parlament, atyre do t’u falen të gjitha faturat tatimore të papaguara deri në 31 dhjetor të vitit 2010. Gjithashtu, u them qytetarëve se do të mund të legalizojnë pasuritë e tyre dhe se do të mund të rivlerësojnë pasurinë e tyre duke evituar taksimin prej 10 për qind”, deklaroi Rushaj.

Sipas zëvendësministrit nga aministia do të përfitojnë edhe qytetarët që kanë futur makinë në Shqipëri dhe që nuk kanë paguar taksën doganore. Këtyre qytetarëve do t’u falet 50% e taksës nëse paguajnë një pjesë të principalit. /Telegrafi/