Telegrafi

Rush: Liverpooli t’i bëjë më shumë presion Man Cityt, pasi kanë shans për të fituar titullin

Ian Rush (Foto: Thomas Lohnes/Getty Images/Guliver)

Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush i ka thënë ish-skuadrës së tij t’i bëjë më shumë presion Manchester Cityt pasi kanë një shans për të fituar titullin në Ligën Premier.

Rush shpreson se fokusi i Cityt në Ligën e Kampioneve të rrit gjasat e Reds për të fituar titullin në Angli.

Por, Rush beson se është thelbësore që Liverpooli të mbajë presion mbi Cityn derisa të vazhdojnë fazat e fundit të turneut elitë të Evropës.

Lexo po ashtu Guardiola: Pesë ekipe janë në garë për titullin e Ligës Premier

“Në sezonin e kaluar, City nuk u vu nën asnjë presion të vërtetë në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Rush për Daily Mail.

Rush llogaritet si një nga legjendat më të mëdha të Reds (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

“Këtë sezon, Liverpooli dhe të tjera skuadra në krye të tabelës do të duan të qëndrojnë me ta në garë, pasi të gjitha kanë një shans”.

“Është e rëndësishme që City të mbetet nën presion dhe të shohë se si reagojnë ata”.

Lexo po ashtu Këta janë yjet botërore që nuk luajtën asnjëherë në një Kampionat Botëror (Video)

“Liverpooli është i aftë për një fund në dy pozitat e këtë sezon, që janë pozita realiste”, përfundoi legjenda e Liverpoolit.

Ndryshe, Liverpooli dhe City ndajnë dy pozitat e parë në kampionatin anglez dhe janë pa humbje në 11 ndeshjet e para. /Telegrafi/