Telegrafi

Rush: Liverpooli nuk duhet ta shkarkojë Benitezin

Humbja e të martës mbrëma nga Lyoni në Anfield, ishte e katërta radhazi për Liverpoolin (dy në Ligën e Kampionëve dhe dy në Ligën Premier), kështu që Redsave iu janë vështirësuar punët për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa dalëngadalë po zbehet edhe ëndrra për ta fituar titullin e Ligës Premier.

Sido që të jetë, Rush mendon se spanjolli duhet ta mbajë punën e tij.

“Liverpooli është një klub i veçantë, tifozët janë të veçantë dhe mendoj se nuk është koha e duhur (për ta shkarkuar trajnerin)”.

“Mendoj se është koha për ta mbështetur trajnerin të dielën (kundër Manchester Unitedit). Ndërsa pastaj, gjithçka varet nga reagimi i lojtarëve”, ka thënë Rush për “Sky Sports News”. /Telegrafi/