Në periudhën ndërmjet 23 dhe 25 qershorit, gjatë rebelimit të grupit mercenar Wagner, qytetarët e Rusisë tërhoqën nga llogaritë e tyre rreth 100 miliardë rubla (rreth një miliard euro).
Ky informacion u raportua nga Kommersant, duke iu referuar raportit të Bankës Qendrore të Rusisë (BR).
Kërkesa për para u rrit në muajin qershor, gjë që dërgoi në një dalje të likuiditetit nga bankat me 500 miliardë rubla, shtoi raporti.
Më 10 korrik, BR raportoi se rebelimi i grupit Wagner kishte pak efekt në kursin e këmbimit të rublës dhe se rritja e paqëndrueshmërisë gjatë atyre ditëve ishte jetëshkurtër.
Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, shpalli një “marsh drejtësie” kundër Moskës më 23 qershor, ndërsa autoritetet ruse e kuptuan këtë situatë si një rebelim të armatosur.
Situata u zgjidh pas negociatave me pjesëmarrjen e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, deri në mbrëmjen e 24 qershorit. /Telegrafi/