Site icon Telegrafi

Rusët skalitën mrekulli në akull

Në të morën pjesë dhjetë skulptorë nga vende të ndryshme të Rusisë, ndërsa pas disa xhirove do të organizohet edhe Grand Prix në punimin e skulpturave prej akulli.

Festivale të tilla mbahen çdo vit në mbarë botën, në Kanada, SHBA, Kinë, Francë, Irlandë, Japoni, Suedi, Belgjikë, Filipine, Rusi e vende të tjera.

Gara më e madhe e skulpturave të akullit do të mbahet më 22 janar deri më 27 shkurt në Alaskë ku do të marrin pjesë rreth 70 ekipe nga mbarë bota. Pasi ky është viti i 22 me radhë që Alaska është nikoqire e kësaj gare priten të marrin pjesë rreth 50.000 vizitorë. /Telegrafi/

Exit mobile version