Telegrafi

Rusët publikuan pamjet e njërit prej dy amerikanëve të kapur rob në Ukrainë

Mediat ruse kanë publikuar pamjet në të cilat, siç kanë deklaruar, dy amerikanë janë arrestuar në Ukrainë.

Është publikuar videoja e shkurtër e një bisede me një burrë që ata e identifikuan si Alexander Drueke.

“Unë jam gjallë dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur, të dua”, tha Drueke në regjistrim, raporton skynews.

Një tjetër korrespondent rus publikoi dy regjistrime të dy amerikanëve të kapur, 39-vjeçarin Alexander Drueke dhe 27-vjeçarin, Andy Huynh. Dy veteranë të ushtrisë amerikane u zhdukën javën e kaluar në Kharkiv.

Sot pasdite, presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte në dijeni të situatës, por nuk e dinte se ku ndodheshin dy amerikanët.

Përveç dy amerikanëve të përmendur, rusët dyshohet se kapën një tjetër shtetas amerikan. /Telegrafi/