Një video e publikuar së fundmi tregon fasadën e shkatërruar të një teatri romak dhe një tetrapylon i cili daton që nga viti 270 pas Krishtit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja krahason gjendjen historike arkitektonike nga 6 qershori i vitit 2016, kur të gjithë katër kolonat dhe fasada e teatrit ishin të paprekura, me gjendjen e tyre aktuale.
Ministria ruse e Mbrojtjes kanë thënë se terroristët shkatërruan pjesën qendrore të teatrit antik.
Raportet mbi një tjetër krim të kryer nga Shteti Islamik ishin shfaqur edhe në fund të janarit.
Në atë kohë, Maamoun Abdulkarim, drejtor i përgjithshëm sirian i antikave dhe muzeve, ka thënë se në qoftë se terroristët nuk do të largoheshin nga qyteti, ai pret edhe “më shumë shkatërrime”.
E Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se aktiviteti i fundit nga IS pranë Palmirës tregon se ata kanë për qëllim për të rrënuar të gjitha mbetjet e arkitekturës së qytetit të lashtë. /Telegrafi/