Site icon Telegrafi

Rusët po mobiliozojnë mercenarë nga Ballkani, drejtues i rekrutimit është krimineli serb Dejan Beriq “Deki”

Rusët po kërkojnë ushtarë jo vetëm duke u mobilizuar brenda vendit, por edhe duke rekrutuar mercenarë jashtë saj. Sipas paralajmërimit të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, rajoni kryesor për rekrutimin e mercenarëve është Ballkani.

Një nga ata që janë përgjegjës për këtë proces është serbi Dejan “Deki” Beriq, i cili jeton në Federatën Ruse. Ai vetë është gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014.

Po ashtu, një tjetër i njohur është mercenari serb Zhika Radoiçiq, i cili aktualisht po merr pjesë në anën e rusëve për pushtimin e Ukrainës.

Qendra e Rezistencës Kombëtare e Ukrainës vëren se pasaporta e një qytetari të një shteti tjetër nuk i përjashton luftëtarët e huaj nga përgjegjësia.

Agjencia ukrainase e Inteligjencës kishte raportuar se rusët kishin sjellë instruktorë iranianë në territorin e rajonit të Khersonit dhe Krimesë për të lansuar dronët kamikaz “Shahed-136”.

Kujtojmë se Beriq ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Krimineli i luftërave serbo-ruse, në një intervistë më të hershme, kishte deklaruar “Kosova është në zemrat tona dhe kur të vjen koha, ne do ta kthejmë atë!”

Ai përmes rrjeteve sociale, publikisht, tregon mënyrat se si serbët mund t’i bashkëngjiten forcave pushtuese ruse në Ukrainë.

Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës.

As Bashkimi Evropian e asnjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar, nuk i ka bërë presion Serbisë që t’i ndalojë mercenarët për t’iu bashkëngjitur kësaj lufte. Përkundrazi, mediet e kontrolluara në Serbi vazhdojnë t’i thurin lavde Vladimir Putinit, duke mbajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin. /kp/

Exit mobile version