Site icon Telegrafi

Rusët kapën një UFO? (Video)

Ata që besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve thonë se ky xhirim është autentik dhe paraqet atë që dihet tashmë – se ushtria po mbledhë dhe eksperimenton me teknologjinë e jashtëtokësorëve.

Disa shkojnë edhe më larg duke thënë se rusët qëllimisht po rrëzojnë fluturaket jashtëtokësore për të pasur qasje në teknologjinë e tyre, derisa të tjerët mendojnë se ushtria vetëm përpiqet t’i sanojë dëmet e shkaktuara pas përplasjes së fluturakes.

Për fat të keq ende nuk është vërtetuar nëse ky xhirim është autentik, nëse objekti të cilin shihet duke e transportuar helikopteri ushtarak vërtetë është pjatë fluturuese.

Në anën tjetër, pohime të tilla as nuk janë mohuar. Po ua lëmë juve të gjykoni se cila është e vërteta në këtë video. /Telegrafi/ 

Exit mobile version