Site icon Telegrafi

Rusët gjetën paruke të shumta në vilën e Prigozhinit

Shërbimet ruse të sigurisë bastisën pallatin e shefit të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin në Shën Petersburg, ku gjetën armë, municione, shufra ari, një aligator  dhe një dollap plot me paruke në rezidencën luksoze që bosi i Wagner u detyrua të braktisë pas rebelimit të dështuar.

Gazeta pro-Kremlinit Izvestia publikoi dje fotografi dhe një video të bastisjes, në të cilën u gjetën edhe pasaporta të rreme dhe një fotografi me kornizë që dyshohet se tregonte kokat e prera të armiqve të Prigozhin, transmeton Telegrafi.

Diku tjetër në shtëpinë luksoze, fotografitë tregonin një piano të madhe në shkallë mermeri spirale, si dhe një spa dhe sauna, pishinë të brendshme private.

Lexo po ashtu Helikopter, armë e para – publikohen pamjet e bastisjes së pronave të Prigozhinit: Asnjë person i zakonshëm nuk mund t’i ketë këto

Një çekiç i madh me mbishkrim “për përdorim në negociata të rëndësishme” ishte ekspozuar në atë që duket të jetë një dhomë bilardosh.

Dukej gjithashtu se kishte një dhomë private lutjesh, e zbukuruar me më shumë ikona fetare nga Kisha Ortodokse Ruse.

Sasi të mëdha parash në monedha të ndryshme u zbuluan në rezidencë, tha FSB, si dhe një uniformë ushtarake me rreth njëzet medalje. /Telegrafi/

Exit mobile version