Për krejt këtë punë fajet i kanë pasur silikonat të cilat Irena i ka pasur në gjinjtë e saj, e të cilët për shkak të presionit gjatë aterrimit thjesht kanë eksploduar. Rusja e pafat kishte filluar t’i hetojë problemet e saj edhe gjatë fluturimit i cili kishte zgjatur 14 orë. Pas daljes nga aeroplani Irena nuk ka arritur të shkoj as deri tek aeroporti, sepse para hyrjes së tij i ka rënë të fikët.
Mjekët kanë arritur shpejt në aeroport dhe Irena është transferuar në spital. Ata kanë përcaktuar se silikonat në gjinjtë e saj janë dëmtuar rëndë, por nuk kanë arritur të zbulojnë arsyen e vërtetë të kësaj.
“Vet fluturimi nuk ka mundur të sjellë deri tek kjo. Me gjasë pacientja edhe më herët ka pasur probleme me silikona, derisa presioni gjatë fluturimit vetëm sa i ka bërë punët më keq”, ka thënë njëri prej mjekëve.
Me diagnozë “dëmtim serioz i silikonave” Irenas i është urdhëruar pushim i rreptë. Duket se Irena në të ardhmen nuk do të tërheq aq shumë shikimet e meshkujve sepse mjekët i kanë rekomanduar të largojë tërësisht silikonat për të mos u paraqitur probleme të reja me pasoja shumë më të mëdha se këto.