Mijëra rumunë për të 20-në natë me radhë kanë protestuar kundër qeverisë, pavarësisht shiut të furishëm.
Organizatorët thanë se 3,000 protestues janë mbledhur në Bukuresht dhe 3,000 të tjerë në qytetin e dytë më të madh, Cluj.
Protestat fillimisht kanë nisur kundër një dekreti të qeverisë, i cili, sipas kritikëve do të dobësonte ligjet anti-korrupsion dhe do t’iu shkonte përshtati aleatëve të qeverisë.
Qeveria shfuqizoi dekretin më 5 shkurt, por shumë protestues kanë mbetur në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sorin Grindeanut, i cili ka marrë postin vetëm muajin e kaluar.
Pavarësisht protestave, Grindeanu refuzon të japë dorëheqje.