Cristian Roman, përfaqësues qeveritar në qarkun verior Botosani, ka marrë vendim që ashensorët në zyrat e këshillit të qarkut dhe të kryetarit të qytetit do të punojnë vetëm në mes orës 7 e 9 të mëngjesit dhe prej orës 3 deri në 5 pasdite.
Roman ka thënë se këto masa do të zvogëlojnë shumën e faturës elektrike. Rreth 200 njerëz punojnë në ndërtesën pesëkatëshe.
Romania është goditur rëndë nga kriza financiare botërore. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë të enjten se Romania do të pranojë kredi prej 20 miliardë eurosh nga FMN-ja dhe institucione të ndryshme financiare të Bashkimit Evropian për të rritur financat qeveritare.