Site icon Telegrafi

Rumunët me ide të çuditshme për termin “marrëveshje ushqimi” – shfrytëzohet edhe zëri i Edi Ramës

Humori përçmues është i famshëm në Ballkan, i cili shërben si kujtesë për serinë e konflikteve në të gjithë rajonin.

Ky version i një marrëveshje të re në një supermarket rumun e ilustron më së miri këtë.

Një video e shpërndarë në TikTok tregoi një paketë cigare dhe një Coca-Cola, të cilat shiten së bashku.

Në mbishkrim shkruhej, “marrëveshja e fundit e supermarketeve në Rumani”, raporton metro.co.uk.

Ndërkohë, shfrytëzohet zëri edhe i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili tha se “më falni që jam kaq ballkanik, por kjo është një gjë e mrekullueshme”.

E publikuar vetëm tre ditë më parë, videoja është parë më shumë se 833 mijë herë dhe është pëlqyer nga të paktën 123,700 përdorues.

 

Njerëz nga të gjitha anët e botës ofruan mendimin e tyre për marrëveshjen e diskutueshme të supermarketeve.

Njëra e quajti atë “darkë vajzash”, duke e lidhur atë me trendin TikTok të pjatave të hedhura së bashku me çdo gjë që gjendet në frigorifer.

Sipas krijuesit, kjo lloj marrëveshjeje mund të shihet në shumicën e supermarketeve në qytetin e Alba Lulia, në pjesën perëndimore-qendrore të Rumanisë.

Por, duke lënë mënjanë të gjitha shakatë, kjo tregon vetëm përhapjen e duhanpirjes në mesin e rumunëve.

Të dhënat e përpiluara nga Eurostat tregojnë se Rumania qëndron pak mbi mesataren e duhanpirësve në Bashkimin Evropian në mesin e personave të moshës 15 vjeç e lart.

Në Rumani, 30.6% e meshkujve pinë duhan kundrejt 7.5% e grave. /Telegrafi/

Exit mobile version