Site icon Telegrafi

Rumunët e konsiderojnë ndeshjen ndaj Kosovës me rrezikshmëri të lartë, legjenda Dumitrescu kërkon të duartrokitet himni i Dardanëve

Është paralajmëruar një ndeshje e re me rrezikshmëri të lartë ajo mes Rumanisë dhe Kosovës në “Arenën Kombëtare”, dhe mediat rumune shkruajnë se kjo vjen pas incidenteve të ndeshjeve të fundit.

Në shtator të vitit 2023, në Rumani – Kosovë 2-0 , ndeshja u ndërpre për rreth 50 minuta për shkak të një pankarti të shfaqur nga ultrasit rumunë me mesazhin “Kosova e Serbisë”.

Në shtator 2024, në ndeshjen Kosovë – Rumani 0-3, tifozët tanë fishkëllyen himnin rumun dhe shumë shikues hynë në fushë, duke bërë që loja të ndërpritet në disa momente.

Gjatë javës, përzgjedhësi Mircea Lucescu, dhe lojtarët rumunë ftuan tifozët në Arenën Kombëtare të sillen të civilizuar.

Ish futbollisti i gatshëm rumun, Ilie Dumitrescu, ka ardhur me një propozim, duke thënë se himni i Kosovës, të duartokitet.

“Po mendoja një skenar si ky: kur do të këndohet himni i popullit të Kosovës le të duartrokasin të gjithë. Kështu si përgjigje për atë që bënë (fishkëllimat në Prishtinë)”.

“Kjo është më e drejta. Ata na ofenduan, ne duhet t’i duartrokasim, diçka kështu, një mësim. Kështu do të më pëlqente”, deklaroi Ilie Dumitrescu për Digisport.

Dumitrescu ka qenë reprezentues rumun, ndërsa ka luajtur edhe për Tottenhamin e West Hamin. /Telegrafi/

Exit mobile version