Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se mbetet përsëri shok me Carlo Ancelottin edhe pse ky i fundit është larguar nga klubi gjerman.
Pas humbjes me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germain, Ancelotti u largua nga klubi pas një vit e pak qëndrim.
“Pas humbjes 3-0 nga Parisi, mbajtëm një mbledhje me Ancelotti dhe nuk ishte e këndshme”.
“Pas mbledhjes, Ancelotti u ngrit në këmbë dhe më tha, nuk je shefi im më, por mbetesh shok i imi”.
“Mendoj që kjo e tregon se kush është ai shuam mirë. Në fakt ne vazhdojmë të shihemi”.
Mbështetja e Ancelotit ndaj Robert Lewandowski ishte përmendur si një nga arsyet e dështimit të tij në Allianz Arena, por Rummenigge thotë se ai nuk ka dashur asnjë përforcim për sulmin.
“Ne biseduam seriozisht në lidhje me këtë punë, por në fund të fundit, trajneri tha Thomas Muller mund të luajë gjithashtu në atë pozitë, duke qenë se ai u bë kampion i botës duke luajtur sulmues”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/