Telegrafi

Rummenigge: Unitedi është favorit

Shorti i tërhequr në Nyon të Zvicrës i vuri përballë Bayernin dhe Unitedin, me ç’rast takimi i parë do të zhvillohet në Allianz Arena, ndërsa ndeshja kthyese në Old Trafford.

“Është një përballej e vështirë por tejet atraktive. Niveli i Manchesterit është me atë të klubeve më të mëdha. Duhet të tejkalojmë limitet tona nëse dëshirojmë të vazhdojmë tutje”.

“Manchesteri është favorit, por kjo është pjesë e joshjes: ti e bën më të mirën nga vetja për të shqetësuar favoritin. Futbolli anglez na përshtatet më mirë sesa loja spanjolle”, ka thënë Rummenigge për faqen zyrtare të Bayernit. /Telegrafi/