Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge u është drejtuar të enjten tifozëve së do të jetë shumë e vështirë që të realizohet një fitimi i tre trofeve apo ‘tripleta’ e re në sezonin 2016-2017.
Në prag të nisjes së kampionatit të ri me ndeshjen ndaj Bremenit, Rummenigge është ndier i rezervuar sa i përket një fitore të trefishtë nga skuadra e Bayernit, fitimin e Kupës, Kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, ashtu sikurse e bëri në vitin 2013.
“Unë e di që tifozët tanë duan përsëri një ‘tripletë’. Por, ne e dimë së të fitosh Ligën e Kampionëve është e vështirë. Pavarësisht se mund të luash një futboll perfekt, pavarësisht së je ekipi më i mirë në Evropë, kjo nuk të garanton së do të fitosh ketë titull. Liga e Kampionëve është një maratonë”, theksoi ish-sulmuesi i seleksionit gjerman.
Bayern do ta nise të premten kampionatin me synimin për të fituar titullin e pestë radhazi, i 27-ti në historinë e tij.
“Titulli i kampionit vazhdon të jetë më i rëndësishmi”, ka këmbëngulur Rummenigge. /Telegrafi/