Site icon Telegrafi

Rummenigge: Reali favoriti absolut për trofeun e LK

Rummenigge mendon se duke llogaritur shpenzimin e 250 milionë eurove gjatë këtij afati kalimtar dhe se finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në Santiago Bernabeu, atëherë Mbretërit medoemos duhet të kurorëzohen me trofeun e garës më prestigjioze të futbollit evropian për klube.

“Nëse (Reali) nuk e fiton Ligën e Kampionëve do të jetë një humbje në të gjitha aspektet për ta”.

“Të gjithë e dinë se sa shumë kanë shpenzuar dhe të gjithë i njohin lojtarët e atij ekipi, prandaj Reali është favoriti absolut në këtë garë”, ka thënë Rummenigge për “Welt”.

Exit mobile version