Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, nuk do të largohet nga klubi gjerman, kështu së paku beson drejtori ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.
Leëandoëski është top synim i Realit tash e disa sezone, pasi Karim Benzema ka pasur periudhë të vështirë para golit në La Liga.
Reprezentuesi polak ka ndryshuar agjentin këtë vit dhe u besua se angazhimi i agjentit PIni Zahavi është bërë me qëllim që ai të kalojë në Spanjë sa më shpejt.
“Ata nuk duhet të brengosen për Leëandoëskin dhe lidhjen e tij me Bayernin”.
“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira”.
“Ne e dimë çka kemi në Leëandoëskin. Unë jam shumë i lumtur që ne kemi një kontratë afatgjate me të. Nuk ka nevojë që të brengosemi, ai do të luajë edhe sezonin e ardhshëm te Bayerni”, deklaroi Rummenigge.
Bayerni u eleminua për një gol pas dy ndeshjeve nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, ndërkaq në Bundesliga është shpallur kampion pa ndonjë vështirësi. /Telegrafi/