Drejtori i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge, ka thënë se Robert Lewandowski është i pazëvendësueshëm dhe se nuk largohet nga klubi.
Rummenigge i ka dalë në krahë sulmuesit që gaboi shumë raste në ndeshje me Real Madridin.
“Më duket një bisedë qesharake kjo që po thuhet”.
“Lewandowski i ka shënuar 39 gola këtë vit me ne. Jemi shumë të lumtur që ai do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm”.
“Ai është një makineri golash dhe këtë do të keni mundësi ta shihni edhe në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Rummenigge.
Bayern Munich ka humbur në shtëpi me rezultat 2-1 dhe të martën kërkon revanshin në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi polak ka qenë i lidhur me Real Madridin këtë edicion dhe vazhdon të mbetet objektiv i tyre për afatin kalimtar të verës. /Telegrafi/